Të huajt zbarkojnë në Vlorë: Nuk kemi frikë nga Covid-19, Shqipëria e vaksinuar

Nga Ukraina dhe Bjellorusia janë vizitorët dhe turistët e parë në Vlorë. Ata thonë se në Shqipëri nuk kanë frikë nga Covid-19, pasi shumica është vaksinuar. Po ashtu nuk mungojnë as pushuesit vendas që ankohen se nuk ka mjaftueshëm plazhe publike. Vlonjat kanë zgjedhur të frekuentojnë plazhet e Ujit të Ftohtë. Ata ankohen për mungesën e plazheve publike. Vlora vijon të jetë një atraksion i këndshëm për turistët e huaj por edhe ata vendas.

SHKARKO APP