Të huajt zgjedhin Shkodrën për festat, vlerësojnë bukuritë e qytetit dhe mikpritjen e banorëve

Shkodra është zbukuruar për festat e fundivitit, ndërsa tërheq jo vetëm vizitorë vendas, por edhe të ardhur nga zona të tjera e veçanërisht turistë të huaj. Këta të fundit vlerësojnë bukuritë e qytetit dhe mikpritjen e njerëzve.

”E mrekullueshme, absolutisht e bukur, familjare. Mund të dallosh kulturën në këtë qytet, është mirë, duket shumë këndshëm. Me siguri do të rri dy ditë”,-shprehet një turist. ”Është e mrekullueshme, shumë mikpritëse. Atmosferë shumë festive, është vërtet një qytet shumë i bukur dhe të gjitha janë shumë të sjellshëm. Ne e duam, njerëzit padyshim duhet të vijnë këtu. Është një vend i mrekullueshëm për të kaluar pushimet”,-thotë një tjetër.

Shkodra ka fituar edhe zemrat e atyre që e vizitojnë për herë të parë të cilët thonë se do t’ua rekomandojnë miqve. ”Është mirë shumë e sistemuar dhe e organizuar, ndjehem vërtet mirë”. Kjo është një nga periudha më të preferuara të vitit nga vizitorët ndërsa Shkodra tashmë zgjidhet për turizëm gjatë të gjitha stinëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?