Të jesh atdhetar! Mëmëdhe quhet toka

Nga Nora Malaj

Të jesh atdhetar! Mëmëdhe quhet toka.

Ku më ka rënë koka! Sot është dita e Flamurit! Sot, çdokush që ndjehet atdhetar e patriot kujton me krenari kur patrotët e atdhetarët shqiptarë luftuan për Pavarësinë e vendit. Sot më shumë se kur merr domethenie e vlerë fjala Patriot!

Swiss Digital Desktop Reklama

Të jesh patriot në ditët e sotme do të thotë ta duash vendin tënd!

Swiss Digital Mobile Reklama

Të jesh Patriot në ditët e sotme do të thotë të duash bashkëkombasit e tu kudo që janë, në të gjithë rruzullin tolësor, të jesh Patrior do të thotë t’i repektosh simbolikat e vendit tënd, Flamurin me Shqiponjën dy krenare!

Të jesh Patriot do të thotë nuk ka rëndësi sa bënë vendi yt për ty, sa ti bënë për vendin tënd që quhet Shqipëri, mëmëdheu i të parëve, aty ku të ka rënë koka.

Të jesh patriot do të thotë të duash vatanin, bijtë e tij dhe ta bësh vendin të jetueshëm dhe jetës t’i japësh kuptim e vlerë! Të jesh Patriot, duhet të pranosh që besa e feja e shqiptarit është Shqiptaria!

Ta gëzojmë ditën e Flamurit dhe të bëhemi misionar të dashurisë e paqes në emër të patriotizmit e ditës së Flamurit! Gëzuar!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?