Të jetosh nën çatinë e dëmtuar, familja Xhevi në Fushë Krujë “sfidon” rrezikun
Ndonëse vetëm 10 vjeç, Nazif Xhevi, nga fshati Kameras në zonën e Fushë Krujës i trembet një tërmeti tjetër si ai i 26 nëntorit.
Prej 40 ditësh ai së bashku me familjen e tij vijojnë të jetojnë në shtëpinë e tyre e cila për shkak të tërmetit ka dalë e pabanuar.
Teksa përgatitet për shkollë, Nazifi shprehet se tërmeti ishte i frikshëm dhe nuk do të përsëritet më.
“Kërkoj shtëpi. Nuk dua të banoj këtu sepse kam frikë. Nuk dua të vdes.”
Babai i tij, invalid dhe me përgjegjësinë e kryefamiljarit shprehet se ndihet i pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen pasi nuk ka mundësi ekonomike. Ndaj apelon për ndihmë.
“Edhe në shtëpi po jetojmë me rrezikshmëri të madhe.Është ftohtë. Asnjë lloj shprese nuk kemi. Nuk kam nga t’ia mbaj se me shpirt po dal. Nuk kam ku të shkoj, jam i sëmurë për vete, invalid. Ku të shkoj, nuk kam asnjë të ardhur. Me rrezikshmëri po jetoj.”
Vështirësia më e madhe për të është që të bindë fëmijët se nuk ka më rrezik.
“Fëmijët janë në stres të paparë, jam munduar që të mos kenë frikë. Por gjithësesi ata janë të rritur dhe e kuptojnë”.
Apeli i kësaj familje në fshatin Kameras në zonën e Fushë Krujës është që ti ndihmojnë sa më shpejt pasi jetesa aty është e rrezikshme.
/Ora News