“Të kënaqur me 51 viktima”, Sako këkon lekët e ditëve kur ka qenë me leje

Ish-kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, e cila nuk mbushi as tre muaj në detyrë dhe e braktisi atë në momentin më kritik, kërkon lekët e lejes. Në një kërkesë të firmosur prej saj, siguruar nga CNA.al, kërkon t’i paguhen javët e lejes. Në fakt, sipas ligjit dhe Kodit të Punës, përcaktohet qartë se përfitohet 2.2 ditë leje kalendarike kur ke një muaj punë. Dhe në rastet kur braktis detyrën, prish kontratën në mënyrë të njëanëshme dhe nuk paraqitesh në punë, nuk jepet as leje as shpërblim. Sako me gati tre muaj në Bashkinë e Durrësit, nuk mund të ketë më shumë se një javë pushim.

SHKARKO APP