”Të kërkojë mbledhje të OKB”, deputeti i VV: Rama të sqarojë se sulmi u orkestrua nga Serbia
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të përmendë që sulmi i bërë të dielën në Veri të Kosovës, është i orkestruar nga Serbia.
Gola shprehet se Rama duhet të kërkojë mbledhje të OKB enkas për sulmin e të dielës, ku të cilësojë që orkestrues ishte Serbia.
”Kish bo fillimisht që ti mos me kërku konferencë ndërkombëtare për veriun, me qene eksplicit në përmendjen e Serbisë si orkestruese e sulmit terrorist, me fillu ofensive diplomatike përmes ministrave, veçanërisht atij të jashtëm dhe ambasadave, për t’i sensibilizuar vendet mike dhe me gjere, me kërku mbledhje të OKB-se enkas për këtë sulm të sponsorizuar terrorist të Serbisë… e qeshtu. Përndryshe, bëhet vonë”,-shkruan Gola.
KOHA JONË SONDAZH

