Të lënduarit në spitale, mjeku: Në Durrës vetëm tre persona
Situata pas tërmetit shkatërrues, duket se po shkon drejt normalitet edhe pse plaga për jetët e humbura është e madhe. Në Durrës, aty ku bilanci është tragjik, ka një lajm të mirë. Doktori Elton Bodlli thotë se gjendja në spital tashmë është drejt normalitetit. Sipas tij, në spital po vijnë personat që kanë ankth, hipertension, marrje fryme. ”Në spitalin e Durrës aktualisht janë vetëm tre persona që u lënduan nga tërmeti dhe që marrin mjekim. Ishte një natë e tmerrshme, pati dyndje të mëdha, ishim të papërgatitur sepse s’kemi hasur situata të tilla sidomos në atë ore. Njerëzit ishin të trembur kishin panik nuk merrej vesh çfarë po ndodhte, ditët e para ishin shumë të ngarkuara pasi vazhdonin të vinin njerëz, shumë prej tyre ishin të traumatizuar. Edhe me familjet tona harruam ku i kishim. Tani është normalizuar gjendja. Tani vijnë ata që kanë ankth, hipertension, marrje fryme”.