Të lidhur nga dashuria!
Shën Valentini erdhi. Sot, përveç Kupidit, dy çifte kanë edhe një aleat tjetër, Vodafone Albania, i cili ka menduar t’ua bëjë më të bukur dhe romantike këtë ditë, duke iu mundësuar atyre një udhëtim, në dy nga vendet më të bukura të Italisë, për tre ditë, në datat 13-15 Shkurt. Njërit çift në Romë, ndërsa tjetrit në Milano.
Kanë qenë dy vajza ato që kanë fituar dy çmimet e shumëdëshiruara, të konkursit “Thuaj të dua me Vodafone”, që u organizua në faqen e Instagramit të Vodafone Albania, nga data 24 janar deri në 8 shkurt dhe ishte e hapur për të gjithë abonentët.
Kështu Erta Ferhati dhe Irisa Duka fituan mundësinë t’i bënin njeriut të tyre të zemrës një surprizë të paharrueshme për ditën e të dashuruarve.
Rregullat dhe hapat për t’u bërë pjesë e konkursit ishin të thjeshta: së pari, duhet të ishe abonent Vodafone; mbi 18 vjeç; t’i bëje follow faqes së @vodafonealbania në Instagram; të regjistroheshe e t’i përgjigjeshe saktë dhe shpejt pyetjes në këtë konkurs.
Aplikantët ishin të shumtë, por fitues këtë herë mund të ishin vetëm dy, që do të mund të udhëtonin në çift. Ata sot po shijojnë udhëtimin e ëndërruar në Milano e Romë.
Pa kaluar shumë kohë nga dhuratat e mëdha të fundvitit, Vodafone i ka shpërblyer sërish abonentët besnikë. Ndaj stay tuned sepse në ditë festash Vodafone mendon gjithmonë për të gëzuar e plotësuar dëshirat e klientëve të saj. #KudoMeVodafone… edhe kur dashuron!