“Të mbyllë gojën”, ironizon Andi Bushati: Atë që po bën sot SPAK donte ta bënte Ministria e Shëndetësisë

Një sulm politik  për t’i mbyllur gojën RTV Ora dhe Ora News e ka quajtur edhe gazetari i njohur dhe analisti Andi Bushati fillimin e hetimeve nga SPAK ndaj presidentit të “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi.

Në një status në “Facebook”, Andi Bushati kujton pikërisht sulmin e parë që iu bë vetëm  pak kohë më parë RTV Orës ku iu kërkua të mbyllej me pretendimin se nuk ishin respektuar masat antikovid.

“Në sekuestrimin e pasurive të pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, për shkak të aktivitetit të tij si trafikant, nuk duhet harruar edhe një detaj i vogël. Atë që po bën sot SPAK, donte ta bënte pak kohë më parë Ministria e Shëndetësisë, e cila kërkoi mbylljen e TV, pasi thërriste më shumë se dy vetë në studio”, ka shkruar Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?