”Të më bëjë mua ”non-grata” gruaja e Bilalit”, Meta: Nuk e kam fare problem

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është pyetur lidhur me zhvillimet në vend dhe mundësinë që edhe ai të shpallet non-grata nga SHBA-të. Meta tha se nuk e ka fare problem nëse një gjë e tillë i ndodh edhe atij, pas Sali Berishës.

Pjesë nga biseda në studio

Ylli Rakipi: Dua t’ju bëj një pyetje të hapur. Këta morën Sali Berishën që kishte tetë vjet me një Ipad në dorë dhe shkruante aty, e morën dhe e bënë ”non-grata”. Mos ndoshta, edhe ti ke këtë frikë, se mos të shpallin ”non-grata”?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilir Meta: E ke vërtet ti këtë mendim për mua? Sikur e gjithë bota të më bëjë non-grata nuk më bën përshtypje. Unë e kam raportin me popullin tim dhe e kam të shkëlqyer. Kjo është përgjigja. Të më bëjë mua ”non-grata” gruaja e Bilalit që ndërroi gjininë për të bërë foto? Nuk e kam fare problem atë gjë. Unë kam problem me popullin shqiptar, do të jetoj këtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?