Të miturit në Tiranë hiqeshin si “Ana”, mashtron burrat me një hile djallëzore

Dy 13-vjeçarë që tashmë janë kapur nga Policia, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin hapur një adresë false në Instagram me emrin Ana Shehu.

Të miturit kontaktonin “viktimat” dhe linin takim me ta. Gjatë komunikimit, të miturit i jepnin adresën e apartamentit ku do të takoheshin dhe i kërkonin 100 euro. Adoleshentët i kërkonin “viktimave” që kur të futeshin në pallat, në hyrje të linin një zarf me shumën prej 100 eurosh.

Shuma e parave merrej nga dy të miturit që prisnin viktimat në hyrje të një pallati në territorin e komisariatit nr.4 dhe më pas largoheshin. Klientët trokisnin në një banesë ku nuk i përgjigjej askush.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?