Të moshuarit e azilit në karantinë

Koronavirusi ka shkaktuar viktima dhe të prekur në pothuajse në të gjithë botën. Nisur nga viktimat, mosha e tretë është grupmosha më e rrezikuar nga Covid-19. Të moshuarit i shohim këto ditë të dalin pa frikë në rrugë. Shpesh herë është dashur ndërhyrje e policisë për ti futur në shtëpi. Bashkëmoshatarët e tyre në shtëpinë e të moshuarve po qëndrojnë në karantinë, ndërsa bashkë me ta janë izoluar edhe personeli, i cili u shërben. Gjendja shëndetësore e 41 banorëve të kësaj shtëpie është shumë e mirë ndërsa për një periudhë dy javore janë anuluar takimet me familjarët për arsye sigurie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?