Të pabindurit e karantinës, Jaupi: Problem personat pa simptoma. S’ka leje për takime politike

Mosrespektimi i vetëkarantinës nga ana e personave mbartës së Covid-19 është kthyer në një shqetësim për policinë. Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, thotë se ka një tendencë që personat mbartës të virusit që shfaqin simptoma të lehta të mos respektojnë rregullin për izolim në banesë.

”Neglizhencë tregojnë personat që nuk kanë gjendje të rënduar shëndetësore dhe mendojnë që duke e kaluar lehtë mund të dalin jashtë. Kështu që unë u bëj apel të gjithë qytetarëve të njoftojnë në numrin 112 dhe policia do t’i ndjekë me precedencë shumë të shpejtë dhe do të marrin masa të rrepta në zbatim të Aktit Normativ”, tha Jaupaj.

Nisur nga rregullat e reja të vendosura nga komiteti teknik për ndalimin e grumbullimeve, ai kërkoi mirëkuptim nga ana e partive politike dhe qytetarët. Në zbatim të Aktit Normativ institucioni që ai drejton, nuk do të japë leje për asnjë tubim politik edhe pse jemi vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.

”U bëj thirrje të gjitha drejtuesve të forcave politike dhe njëherësh të gjitha shoqatave civile që për një apo disa arsye kërkojnë të organizojnë tubime, Drejtoria e Policë së Tiranës do të jetë korrekt me Aktin Normativ dhe nuk do të japin absolutisht asnjë leje për ushtrimin e këtyre aktiviteteve”.

SHKARKO APP