Të paktën ju që fusni duart në xhepat e pacientëve, mos beni moral

Nga Mentor Kikia

Kam ndjekur këto dy ditë zemërimin e shumë njerëzve kundër mjekëve në maternitetin “Koço Glozheni” për shkak të vdekjes së një një gruaje shtatzënë.

Mes atyre të zemëruarve ishte edhe një mjeke e këtij spitali, një grua rrebele dhe kritike agresive e qeverisë, Anika Dokle.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kam vlerësuar për kurajën për të thënë të vërtetën me zë të fortë, shpesh edhe pa edukatë, ashtus siç e meritojnë edhe njerëzit dhe koha në të cilën po jetojmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por më lë një shije shumë të hidhur kur lexoj rebelimin e kësaj mjekeje. Pak ditë më parë një njeriu im i dha 200 mijë lekë (të vjetra) për një operacion të thjeshtë të nënës.

Më pyeti mua për mend: Ti them për para apo jo?

-Jo, i thashë.

-Nuk mund të të marrë para ajo. Por meqe e ke merak, thuaja sa për procedurë.

Dhe kjo mjekja e bëri procedurën, ia mori paratë edhe duke i numëruar. Tani ne e dimë se të gjithë bëjnë kështu. Por të paktën ju që fusni duart në xhepat e atyre, që edhe vdesin aty, mos bëni moral.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?