Të paktën katër të vdekur dhe 50 të plagosur pas rrëzimit të trenit
Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të një treni në veri të Spanjës, tha sot nënkryetari i qytetit të O Porrino për televizionin 24Horas. “Një nga të plagosurit ka dëmtime të rënda, në rrezik për jetën”, tha ai. Operatori hekurudhor, Renfe njoftoi më parë se kishte disa të vdekur në aksidentin e ndodhur. Sipas “El Mundo” treni u rrëzua në një urë në afërsi të stacionit të trenit O Porriño, në provincën Pontevedra rreth 9:30. “Rreth 60 persona ishin në bordin e trenit, që ishte nisur ngaVigo, Portugali”, tha Renfe. Shkaku i aksidentit nuk dihet akoma.
KOHA JONË SONDAZH

