Të premten nis diskutimi i katër ligjeve të reja edhe për komunistët

Shumica socialiste avancon përpjekjen për ti çuar Parlamentit amendimet e disa ligjeve, që synojnë ndalimin dhe ndërprerjen e mandatit atyre zyrtarëve nëse u faktohet se kanë dosje bashkëpunimi me ish-sigurimin e shtetit.

Të premten ora 11:00, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, do të mbledhë Konferencën e kryetarëve.

Në agjendën dërguar pjesëmarrësve në konferencën e kryetarëve, është përcaktuar për diskutim amendimi ligjit për dekriminalizimin, ai për partitë politike si dhe dy projektligje propozuar nga autoriteteti dosje.

Të premten do të diskutohen për të kaluar fillimisht për diskutim në komisionet parlamentare edhe projekt ligji i depozituar nga fraksioni Alibeaj në PD që synon dekomunistizimit.

SHKARKO APP