Të rinjë nisen nga Lezha në këmbë drejt Tiranës te protesta

Në ditën e 10-të të protestës studentët kanë bojkotuar mësimin në të gjitha universitetet publike. Pavarësisht motit të ftohtë dhe me reshje ata janë tubuar në Elbasan dhe Gjirokastër. Studentë nga Korça, Elbasani dhe Shkodra janë nisur drejt Tiranës, ku do t’i bashkohen protestës së rinjve para Kryeministrisë.
Një protestë të rrallë kanë nisur një grup studentësh dhe të rinjsh nga Lezha të cilët janë nisur në këmbë drejt Tiranës, ku do t’i bashkohen protestës që po mbahet tek Kryeministria. Në dorë mbajnë në banderolë ku shkruhet: “Për demokraci”. Ata janë të vendosur të sfidojnë të ftohtin dhe shiun, ndërsa ecin në këmbë përgjatë aksit Lezhë – Milot.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?