Të rinjtë dhe mosha e mesme kanë hequr dorë nga masat e sigurisë

Hapja graduale dhe më pas tërësore ka sjellë rritjen e numrit të të infektuarve, si asnjëherë më parë. ”Është pa tru ai që mendon se gjithçka mbaroi dhe nuk duhet të mbrohemi. Përderisa e thonë mjekët dhe ekspertët e shëndetit publik, duhet të vazhdojnë respektimin e masave. E mbaj përherë maskën dhe i zbatoj rregullat, sepse e pamë çfarë ndodhi dhe po ndodh në Itali dhe Angli, ku kemi fëmijët”.

”U lodhëm, duam lirshmëri, jetë normale. Është një grip që edhe po e kaluam nuk ka gjë. 44 të infektuar në ditë është pasojë e hapjes dhe turrjes së njerëzve si të lëshuar nga zinxhirët”, shprehen qytetarët.

Nëse ju kujtohet njerëzit e moshës së tretë ishin ata që u përshtatën me vështirësi me rregullat e reja, ndërsa tani janë të fundit që po i zbatojnë me përpikmëri masat. ”Po si të mos i zbatojmë. Një që nuk ka e mendjen në vend dhe nuk e kupton rrezikun ai bëhet trim kot. Nuk është fodullëk të mbash maska, doreza, distancë. Unë jam edhe kundër hapjes së transportit publik”, deklarojnë disa qytetarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?