Të rinjtë e Lezhës për herë të parë me qendër rinore
Të rinjtë e Lezhës do të kenë për herë të parë një qendër rinore, si një mundësi për të punuar dhe gjeneruar ide për të ardhmen e qytetit dhe vendit dhe të mos e shohin emigrimin drejt vendeve të BE si zgjidhje për problematikat.
Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku u shpreh se në këtë mënyre të rinjtë bëhen pjesë jo vetëm e konsultimit por edhe e vendimmarrjes lokale në çështje të ndryshme. “Prej disa vitesh Bashkia Lezhë, i ka besuar të rinjve. 40% e stafit tonë përbëhet nga djem dhe vajza profesionistë që çdo ditë u shërbejnë qytetarëve”.
Presidenti i qendrës rinore Klodian Marku thotë se kjo qendër do jetë në funksion të të gjithë të rinjve të Lezhës pa ngjyrime politike. “Kjo qendër do të jetë për të gjithë të të rinjtë e Bashkisë Lezhë, pa asnjë dallim”. Qendra Rinore në Lezhë është ngritur nga Bashkia Lezhë me mbështetjen e Bashkimit Europian.
KOHA JONË SONDAZH

