Të rinjtë e PD: Ne jemi burgosur për të bërë Bashën kryeministër
Mariglen Doci, njëri prej të rinjëve që tentuan të futeshin në selinë blu, por si dje edje sot dera vijon të jetë e mbyllur, tha se është burgosur disa herë në protestat e PD-së. vetëm që Basha të bëhej kryeminister.
”Unë jam Mariglen Doçi, anëtar i kryesisë së FRPD dhe dua t’i them Lulzim Bashës, unë jam ai krimineli që po pëshpërisje në media dhe për shkak tëndin jam burgosur, për të bërë ty kryeministër. Si unë janë dhe 3300 qytetarë të tjerë, kriminelë, që janë proceduar, kanë qenë në burg për shkakun tënd, për të bërë ty kryeministër. PD nuk mund të mbyllet me hekura, ne nuk jemi kriminelë, jemi idealistë që e duam PD-në të çliruar jo me si këto metodat e tua. PD nuk duhet të ketë as dyer sepse është simbol i lirisë. Më datë 8 do çlirojmë selinë tonë nga shpura jote dhe më pas hap pas hapi edhe Shqipërinë”, tha anëtari i forumit rinor të PD.
Një tjetër i ri e cilësoi si turp mbylljen e dyerve. Gjatë qëndrimit jashtë ambjenteve të PD, të rinjte e FRPD vendosen disa adezivë ku shkruhej “PD, parti e rinisë dhe jo burg i sigurisë së lartë”; “Jo bunkerit të diktatorit”.