Të rinjtë e PD qëllojnë me vezë, Veliaj: Rregulloni shënjestrën
Një incident ka ndodhur sot para fillimit të takimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me artistët.
Të rinjtë e FRPD në shenjë proteste kanë goditur me vezë Veliajn.
E ndërkohë Veliaj gjatë takimit me artistët ka reaguar lidhur me këtë sulm.
Me batuta Veliaj tha se duhet të stërviten më shumë, pasi e ishin qëlluar 10 herë dhe nuk e zuri asnjë.
“Dolët huq, me atë nishan që ju çoi Luli, hodhët 10 vezë nuk më zuri asnjë . Kur e përballoj me sportvitet sulmin “alla ISIS”, pranoni me sportivitet batutën time, duhet të stërviteni më shumë”, tha Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

