Të rinjtë në emigracion, të moshuarit ruajnë shtëpitë
Sot në Nartë, rreth 10 km nga qyteti i Vlorës, nuk jetojnë më shumë se 300 banorë nga 3 000 që e popullonin dikur. Pas viteve ‘90, shumica e popullsisë u zhvendos në Greqi.
Kërcitjet e dyerve dëgjohen vetëm në të paktat shtëpi ku ka të moshuar. 90% e banesave në fshat nuk kanë banorë. Paçka se ka edhe nga ata që janë kthyer përkohesisht, ende mendojnë të largohen për shkaqe ekonomike.
Fshati Nartë ka qenë i njohur për prodhimin e verës, ullirin apo peshkimin. Sot, jo vetëm që nuk ka kush të punojë më tokat por të moshuarit i tremben asaj se çfarë do të bëhet me fshatin kur edhe ata të mos jetojnë më.
KOHA JONË SONDAZH

