Të rinjtë në spital, çdo ditë nga 5 raste për shërbim mjekësor

Në Tiranë çdo ditë paraqiten në Urgjencën e QSUT, mesatarisht 5 persona nën efektin e tij, kryesisht të rinj, të cilët marrin shërbim mjekësor. Mjeku toksikolog, Andrin Tahiri, thotë se përdorimi i alkoolit tek adoleshentët është trend në rritje. ”Varësia nga abuzimi me alkoolin gjithmonë është bashkangjitur me varësinë nga substanca të tjera legale, që lëshohen me receta, dhe droga ilegale, marijuana te moshat e reja dhe kokaina të moshat e rritura. Trendi është te moshat e reja, 15-16 dhe 18 vjeç”.

Pasojat thonë mjekët janë fizike dhe mendore. Pavarësisht se në fuqi është një ligj që ndalon shitjen e pijeve alkoolike tek të rinjtë, rastet dëshmojnë se jo gjithmonë zbatohet. Për ekspertët problemi qëndron tek mungesa e angazhimit të institucioneve. Roland Shuperka thekson nevojën e ndryshimit të ligjit të vitit 2006. ”Ligji ka nevojë për amendime të tjera në forcim të mbrojtjes së shëndetit. Sa i përket promocionit të produkteve të alkoolit kjo lë për të dëshiruar në zbatim të ligjshmërisë”.

Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik të realizuar në 197 shkolla rezulton se dy në tre nxënës ose 65.7% e tyre kishin konsumuar një ose më shumë pije alkoolike të paktën një herë gjatë jetës.

SHKARKO APP