Të rinjtë përballë krimit, problem shqetësues për Shqipërinë

Gjatë vitit 2019 rreth 1500 të mitur janë identifikuar si autorë të veprave penale. Psikologia, Almeida Xhaferi thotë se studimet tregojnë që fëmijët e rritur në familje me problematika kanë tendencën që ta modelojnë këtë sjellje në jetën e tyre duke kryer ata vepra penale, duke u bërë po ashtu të varur ndaj alkoolit apo substancave narkotike.

Krahas familjes, sipas psikologes Almedia Xhaferi më shumë përgjegjësi duhet të ketë edhe shkolla. ”Një mësues kujdestar që vëren ndryshime të sjelljes tek fëmija në klasë, mungesa të shpeshta, refuzime për ta marrë pjesë në orët e mësimit, refuzim për të kaluar kohën e lirë me bashkëmoshatarët, sidomos kur janë grupe të klasës, duhet të tërheqë vëmendjen e mësuesit kujdestar, të njoftojë prindin, të ngrejë grupin ndërinstitucional që mund ta referojë rastin tek njësia e mbrojtjes së fëmijëve. Janë ndryshimet e sjelljes që duhet ta tërheqin vëmendjen në mënyrë të veçantë tek mësuesi”.

Rasti më flagrant se si një i mitur me prirje kriminale mund të kalojë nga një vjedhje e thjeshtë në një grabitje të armatosur është ajo e Markelian Cungut. I identifikuar nga policia si “problematik” që në moshën 9 vjeçare shteti , shoqëria dhe familja dështuan të rehabilitojnë. Sot ai është në kërkim për plagosjen e çiftit Laze me 19 janar në zonën e Alliasit në kryeqytet , gjatë tentativës për të grabitur vilën e tyre.

SHKARKO APP