Të sëmurët që trajtohen në shtëpi? Manastirliu: 1600 mjekë familje po japin asistencë
Në të gjithë Shqipërinë numri i të prekurve nga covid-19 ka shkuar në 494. Në një kohë ku disa prej tyre gjendja e të cilëve është më e rëndë dhe po kurohen në Spitalin Infektiv, ka nga ata të tjerë që edhe pse të prekur kanë simptoma më të lehta dhe po trajtohen në shtëpi.
Rreth trajtimit të tyre ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila është shprehur se 90 pacientë të konfirmuar me Covid-19 janë monituar për gjendjen e tyre shëndetësore nga mjekët e familjes përmes telefonit. Sipas Manastirliut përveç ndjekjes të të sëmurëve kronikë, 1600 mjekë familje po japin asistencë pacientëve me Covid-19 që kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe po trajtohen në shtëpi.
Nga ana tjetër, Manastirliu ka shtuar se gjatë 24 orëve të fundit mjekët e familjes kanë kryer 2.975 konsulta online me pacientët për barnat me rinbursim dhe këshilla mjekësore, kryesisht për të moshuarit.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/930542694068448?__xts__[0]=68.ARC8V-Ji75UEJwji1FqbBy7v4EpRNJV2scNMmKUS4mEyn8WQSgXtEOEZ46adoFGYZsq8m2T01o2-pmWmoM_5Wd2d_iCxNgFoIOxcByLqrbO-2c5yd4dqdGK20oFwwIoZQoL83Vxbrxfnw8RtBzQSu2DqKoML3TeNmgdlsRBVWghQcFyNCz2CL7rwsltc63w-2plHLAVSnox6fnr4J3Ae7N51S4iHf7UQjjBFQkxZYJ-Ag7Cma2VPOW2XtP0dt4JE0219W9BKBGHplpKO5F4oMNneoZZiiqx1fB2KuqzJ8umM5p__uOrLxs6rIysWM84lHFZRqg01sPfouTLaRB_EGio&__tn__=-R