“Të shkrihet Bordi i Transparencës”, Vasili: Ulet çmimi i naftës, bordi ka vetëm oligarkët e naftës
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili kërkon sërish shkrirjen e Bordit të Transparencës, si dhe të ulen taksat.
Përmes një postimi në facebook, Vasili shprehet se shqiptarët po vidhen çdo ditë me çmimin e naftës. Për të pjesë e bordit, janë qeveria dhe oligrakët e naftës.
“Shikoni me vëmendje përbërjen e Bordit të hajdutërisë, në dokumentin origjinal, që po ju paraqes. Asnjë përfaqësues nga konsumatorët dhe biznesi, por vetëm qeveri dhe oligarkët e naftës gjen aty”.