Të shtëna me armë në aksin Elbasan-Xibrakë, një i shoqëruar

Të shtëna me armë janë regjistruar në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë rreth orës 16:00,
(22 korrik 2017). Sipas policisë ka pasur një konflikt midis disa shtetasve dhe “gjatë konfliktit dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në ajër”

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar

“Njëri nga personat që është përfshirë në konflikt, shtetasi S.M, aktualisht është i shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor në afërsi të karburantit në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Dy gëzhoja pistolete kalibër 9 mm”Informon policia e Elbasanit

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?