Të shtëna me armë në Kamzë, policia vihet në ndjekje të autorit
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kamzë. Mësohet se është qëlluar disa herë, në ajër nga një person që po udhëtonte me një motor.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Kamzë/Informacion paraprak
Në Kamzë, Tiranë, një shtetas ende i paidentifikuar, duke lëvizur me një motomjet, ka qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
KOHA JONË SONDAZH

