Të shtëna me armë në lagjen Rus në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shkodër mbrëmjen e sotme. Mësohet se është qëlluar me pistoletë në drejtim të një automjeti të parkuar në lagjen Rus.

Nuk raportohet për persona të lënduar, teksa policia është në vendngjarja dhe po kryen hetimet për identifikimin e autorit/ëve.

Sipas njoftimit të policisë, autori, i cili qarkullonte me një motomjet (motor) pa targa ka qëlluar më armë në drejtim të një automjeti tip “Peugeot” të parkuar në pronësi të shtetasit me iniciale E.H.

Njoftimi:

Rreth orës 20:10, në lagjen Partizani, në Sheshin Rus, nga një person që qarkullonte me një motomjet pa targa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar, në pronësi të shtetasit E. H.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e shtetasit E. H., si dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të drejtuesit të motomjetit që lëvizte autori.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpuntori i tij, drejtuesi i motomjetit.

 

SHKARKO APP