Të shtëna me armë në Vlorë, një person qëllon në ajër

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë” në Vlorë.

Dyshohet se një person gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë në ajër. Nga verifikimet e bëra nga Policia nuk ka persona të dëmtuar.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?