Të shtëna me armë pas një konflikti, autori në kërkim
Një konfklikt mes tre personave ka përfunduar me të shtëna me armë, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 20:50 të mbrëmjes së të hënës në rrugën “Kajo Karafili”.
Menjëherë janë nisur shërbimet e Policisë, ku nga kontrolli i territorit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54.
Blutë bëjnë me dije se “nga verifikimet e kryera është mësuar se shtetasi A. N., 47 vjeç, banues në Tiranë, sëbashku me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar, kanë patur një konflikt të çastit me shtetasin P. Ll, ku A. N, e ka kanosur dhe shtetasi i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër”.
Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit A. N., për veprën penale “Kanosja”, parashikuar nga Neni 84 i Kodit Penal, si dhe për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësis publike”, parashikuar nga Nenet 84, 278 dhe 274 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit ende të pa identifikuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapje e këtij shtetasi.

