Të shtëna me armë pranë gjimnazit në Fier, plagoset një person
Dy persona janë plagosur në qytetin e Fierit, pas një grabitje në një pikë këmbimi valutor. Ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit ‘Janaq Kilica’ dhe një nga të plagosurit dyshohet se është pronari këmbimit valutor dhe tjetri pronar i një byrektoreje që ka ndërhyrë për të ndaluar autorët. Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe mësohet se një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Burime nga policia bëjnë me dije për “BalkanWeb” se kanë qenë dy persona që kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar me shpejtësi. Policia ka arritur të kapë njërin nga autorët e dyshuar, pas ndjekjes si në filma.
Autori ka braktisur mjetin në fshatin Baltes dhe është hedhur në lumë për të kaluar në anën tjetër. Por pas ndjekjes nga policia i janë vendosur prangat. Policia ka bllokuar një çantë në të cilën dyshohet se janë paratë e grabitura. /BW

KOHA JONË SONDAZH

