Të shtëna me armë te “Pazari i Ri”, një i plagosur. Pranga autorit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme tek ‘Pazari i Ri’ në kryeqytet. Mësohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin me armë dhe për pasojë një prej tyre është plagosur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi P.Gj., ka qëlluar më armë zjarri në këmbë shtetasin K.M. 40 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 11.09.2017, rreth orës 21 :00 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se :
Shtetasi P.Gj., pas një konflikti është qëlluar në pjesën e këmbës me armë zjarri nga shtetasi K.M., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i dëmtuar është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i plagosjes, shtetasi K.M., 40 vjeç është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?