Të shtëna me armë zjarri drejt një shtëpie në Korçë

Më pak se një orë pas plagosjes së ish mësuesit në ballkonin e shtëpisë në Vlorë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së premtes edhe në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 të qytetit, pranë ish-depos së ujit, ndërsa raportohet se është qëlluar disa herë në drejtim të një banese private. Sipas burimeve policore, shënjestra e të shtënave ka qenë shtëpia e Juxhin Kullës, 34-vjeç, person me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Fatmirësisht, bëhet me dije se nuk ka të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e ngjarjes janë mbledhur forca të shumta policie, ndërsa nuk janë zbuluar detaje të tjera rreth ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?