Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti, plagoset një person. Detajet e para

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Bëhet me dije se është qëlluar drejt një makine tip “BMW” ku për pasojë ka mbetur një person i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Hajro Çakerri’ ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të një automjeti BMW X5 me targa AB 797 CS duke lënë të plagosur një person ende të pa identifikuar.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po mundohen të bëjnë zbardhjen e plotë të shkaqeve.

SHKARKO APP