Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Elbasan, në lagjen “28 nëntori”.
News 24 raporton se si pasojë e te shtenave dyshohet se ka humbur jetën një person, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Gjithashtu mësohet se autorët e krimit janë larguar drejtë Bradasheshit dhe kanë djegur makinën në afërsi të kësaj lagjeje.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
