Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, dyshohet për një konflikt

Një telefonatë ka mbërritur në sallën operative të policisë së Tiranës për një ngjarje në Kamëz. Është raportuar për një konflikt, po ashtu edhe për të shtëna me armë zjarri. Policia ka shkuar në vendngjarje për ta verifikuar nëse ka pasur të shtëna.

Fillimisht është raportuar nga qytetarët për të shtëna me armë, por ende nuk është verifikuar nëse është përdorur armë zjarri.

Ndërkohë policia ka rrethuar një automjet që ka dëmtim në xhamin e parë. Po kryhen verifikime nëse ka dëmtim nga plumbi apo sende të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.

Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?