Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, një në pranga
Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet nga policia nje person ne Lezhe, dhe i sekuestrohet arma e zjarrit automatik.
Dje policia ka marrë njoftim se në Malin e Rrencit në Shëngjin – Lezhë , ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku falë veprimeve të shpejta hetimore , bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Erbardh Gjeloshi, 31 vjeç, banues në Gocaj.
Veprat penale në ngarkim të tij ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278/2 dhe 274 të Kodit Penal.
Gjithashtu u proçedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi A.U. 36 vjeç, banues në Shëngjin – Lezhë , për veprën penale “Moskallzim krimi ” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Në cilësinë e proves materiale u gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe një gëzhojë. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

