Të shtëna me armë zjarri në Sarandë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen numër 1 në Sarandë. Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe për pasojë ka lokalizuar një automjet tip BMV. Sakaq ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përdorimin armëve.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se një person ka mbetur i plagosur, por ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu mësohet edhe prindërit janë paraqitur në spitalin e Sarandës dhe kërkojnë informacione lidhur me djalin e tyre, që dyshohet se është plagosur. Aktualisht sipas burimeve nga spitali raportohet se nuk është paraqitur asnjë i plagosur. I plagosuri dyshohet se vetëm para pak kohësh ka dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar në 2021 për grabitje në dhunë. Sakaq ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përdorimin armëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?