Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, 1 i plagosur
Aktualitet E Mërkurë, 29 Shtator 2021 14:27
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bushat të Shkodrës.
Mësohet se një person është plagosur me armë në qendër të këtij fshati.
I lënduari, identetiteti i të cilit nuk është bërë me dije, është gjetur në një kanal nga disa kalimtarë të rastit.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurit dhe as motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

