Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet drejt disa personave

Janë regjistruar të shtëna me armë zjarri gjatë natës së kaluar në Shkodër. Mësohet se ngjarja është regjistruar në afërsi të bustit të Prekë Calit.

Burime bëjnë me dije se një person i identifikuar si Viktor Marku ka qëlluar në drejtim të disa personave të tjerë. Policia e Shkodrës ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar si edhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të Viktor Markut.

Ndërkohë mësohet se në një automjet tip “BMW”, i cili është sekuestruar, u gjet një gëzhojë arme. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të shtëna raportohet se nuk ka persona të plagosur pasi “shënjestrat” janë larguar me shpejtësi duke i shpëtuar plumbave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?