Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, arrestohet autori
Aktualitet E Diel, 15 Gusht 2021 03:54
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në periferi të kryeqytetit pak para mesnatës. Të shtënat janë dëgjuar në fshatin Priskë e Madhe.
Banorët kanë lajmëruar policinë që pas marrjes së alarmit kanë dërguar në vendngjarje forca policore.
“Një 55-vjeçar me iniciale A.B. është vënë në pranga, pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri duke prishur qetësinë publike”, shtuan të njëjtat burime.
KOHA JONË SONDAZH

