Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur. Ja kush ishte shënjestra e atentatit
Aktualitet E Martë, 14 Shtator 2021 11:01
Shënjestra e atentatit pas të shtënave mbrëmjen e sotme në kryeqytet, është identifikuar si 55-vjeçari Urim Vata.
BalkanWeb raporton se ngjarja ka ndodhur në rrugë në zonën e Paskuqan, ku si pasojë ka mbetur i plagosur Vata.
Bëhet me dije se 55-vjeçarin e kanë kapur plumbat në këmbë dhe më pas është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autoriteteve.
KOHA JONË SONDAZH

