Të shtëna tek gjimnazi “Partizani”, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e mbrëmjes në afërsi të gjimnazit “Partizani” në Tiranë.

Paraprakisht mësohet se të paktën një person ka mbetur i plagosur si pasojë e tyre. I plagosuri është shoqëruar menjëherë për në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që kanë vendosur kordonin e sigurisë dhe ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?