Të shtënat me armë në Korçë, 19-vjeçari u konfliktua me dy persona
Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me të shtënat me armë të regjistruara mëngjesin e sotëm në lagjen 17 në Korçë.
Sipas autoriteteve, me armë ka qëlluar një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet E. S., pas një konflikti të çastit që kishte pasur me dy persona të tjerë.
Ndërkohë, policia është duke punuar për arrestimin e të riut.
Njoftimi i Policisë
Më datë 25.12.2020, rreth orës 10:15, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.
Grupi hetimor po grumbullon prova që do t’i shërbejnë hetimit, po kqyr pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.