Të shtënat me armë në Tiranë/ Ervin Nela u plagos nga kushëriri i tij
Aktualitet E Mërkurë, 11 Shtator 2024 13:10
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë në rrugën Princ Vidi. I plagosur ka mbetur shtetasi Ervin Nela.
Ervin Nela është plagosur nga kushëriri i tij, Mario Nela. Ai ka marrë një plumb në pulpën e këmbës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mbetet i paqartë akoma shkaku i konfliktit mes dy kushërinjve.
Ndërkohë, hetuesit pritet të marrin në pyetje në spital të plagosurin.