Të shtënat në Çole, policia jep detaje për sherrin mes bandave

Dje në lagjen Çole në Vlorë, dy grupe u qëlluan me armë zjarri. Mbi këtë përplasje, sot Policia e Shtetit ka dhënë detaje, ku thotë se ka ardhur si pasojë e konfliktit ndërmjet dy përsonave.

Q.M. kanosi 25-vjeçarin O.Ç. duke qëlluar me armë në drejtim të makinës së tij. Nga të shtënat me pistoleta janë thyer xhamat e mjetit. Policia ka sekuestruar 2 gëzhoja dhe mjetet e shtetasve.

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme tek rreth rrotullimi i Çoles, ku pati të shtëna nga një automjet në drejtim të një automjeti tjetër. Ja çfarë thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Swiss Digital Mobile Reklama

Si rezultat i punës intensive, kqyrjes së kamerave dhe hetimeve ka rezultuar se: shtetasi Q.M., 34 vjeç, është afruar në këmbë pranë mjetit tip ”Renault Megane”, që drejtohej prej shtetasit O.Ç., 25 vjeç, dhe pasi janë konfliktuar për motive të dobëta e të çastit e ka kanosur këtë të fundit me armë zjarri pistolet duke qëlluar mbi automjet.

Si pasojë e të shtënës nuk ka patur të dëmtuar por vetëm thyerje të xhamave të mjetit. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete dhe 2 automjetet e shtetasve të përfshirë në konflikt. Në përfudim të kryerjes së veprimeve të para hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Q.M., si edhe po vijon puna për kapjen e ndalimin e tij. Shtetasi Q.M, rezulton të jetë shtetas me precedent penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?