Të shtënat në Dhërmi, kryebashkiaku i natës të Tiranës: Shteti ka shkuar për lesh

Pas një sherri të regjistruar pak ditë më parë në një lokal nate në Dhërmi, ku disa të rinj u konfliktuan me armë zjarri në Havana Club në Dhërmi, ka reaguar edhe kryetari i bashkisë për turnin e tretë në Bashkinë e Tiranës, Briken Fejzullai.

Në statusin e ti në Facebook, Briken Fejzullai shkruan se disko Havana ka bërë histori, pasi është i vetmi vend në jug që i ngjante çdo beach bari perëndimor dhe se kishte zhvilluar një fshat të tërë me investimin e bërë.

Më tej Fejzullai shkruan se nuk duhet bërë me faj lokali për ngjarjen sepse mund të ndodhte kudo por shteti, që nuk garanton sigurinë e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo që ndodhi aty, mund të ndodhte kudo në këtë vend, kujtdo prej nesh, ndaj mos na hapni barkun të godisni një biznes të bërë me mund dhe me djersë prej 17 vitesh, por merruni me thelbin. Këtu, shteti ka shkuar për lesh, sepse nuk është i aftë të garantojë sigurinë e qytetarëve të tij”- u shpreh kryetari i bashkisë për turnin e tretë në Bashkinë e Tiranës, Briken Fejzullai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja në disko “Havana” në Dhërmi vjen pas plagosjes me armë zjarri në disko “Mango” në Sarandënë fillim të muajit qershor, ku u qëllua me armë zjarri truproja, Ardian Rako, 31-vjeç. Edhe aty protagonistë ishin disa të rinj të cilin u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin dhe për rrjedhojë pati të shtëna me armë zjarri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?