Të shtënat në Durrës, të plagosur nënë e bir, arrestohet autori
Aktualitet E Martë, 23 Shkurt 2021 20:40
Arrestohet autori i plagosjes mbrëmjen e sotme në Durrës në lagjen nr. 17.
Gazetari i ABC, Leonidha Musai raporton se nga të shtënat janë dy personat që kanë përfunduar të plagosur në spital dhe ata mësohet se janë nënë e bir.
Ndërkohë që arratia e autorit ka zgjatur shumë pak, pasi është prangosur. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.