Të shtënat në Elbasan, 8 të arrestuar

Policia e Elbasanit ka bërë publike detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në këtë qytet, ku pati të shtëna armësh nga disa persona në drejtim të policisë.

Mësohet se lidhur me këtë ngjarje janë vënë në pranga Ardjan  Çapja, 48 vjeç, Florenc Çapja, 35  vjeç, si dhe Bledar  Muça, 37  vjeç.  Sipas policisë, këta  shtetas dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri  në  drejtim të forcave të  posaçme  të  policisë , të cilët   kanë  qenë  duke kryer veprime operacionale   dhe  proçeduriale në Lagjen  “Emin  Matraxhiu”.

Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë, të cilët dyshohen  të  kenë  kryer  veprime  që  pengojnë zbulimin  e  së  vërtetës. Personat e arrestuar janë shtetasit Ambri   Sinakoli,  21  vjeç; Fiqeret  Meçe,  23  vjeç; Kastriot  Peqini,  39  vjeç ; Serxho  Hakilja,  24   vjeç; Jetmir  Shehu,  26  vjeç, të gjithë banues në Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë  këqyrjes së vendit të ngjarjes, policía ka rritur të gjejë dhe të sekuestrojë në cilësinë e provëva materiale edhe 2 automatikë, 4 pistoleta, 4 automjete, mbi 900 fishekë, radio marrëse, 5 aparatë celularë dhe 5 mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia po  vazhdon  punën  për  sqarimin  e  plotë  të  rrethanave  të  ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?